Kete vere, Prishtina do te pres nje prej programeve me te gjera muzikore te Sunny Hill
Festival, me yje nderkombetare, DJ te njohur boteror, artiste shqiptare dhe zera te rinj qe po i japin forme skenes lokale.
Sunny Hill Festival ka zbuluar zyrtarisht programin e plotë për edicionin e vitit 2026, i cili do të mbahet më 31 korrik, 1 dhe 2 gusht në Sunny Hill
Festival Park, Prishtinë.
Me Katy Perry, Lewis Capaldi dhe Martin Garrix në krye të programit, edicioni i këtij viti
sjell në Kosovë disa nga emrat më të njohur të skenës ndërkombëtare. Zbulimi i plotw i
programit shënon një nga momentet më të pritura të verës për publikun në vend, rajon dhe më gjerë.
Në Sunny Hill Stage, festivali sjell emrat kryesorë të edicionit, përfshirë Katy Perry, Lewis
Capaldi, Martin Garrix, Dhurata Dora, Blanco, Esdeekid, Tyson O’Brien dhe artistë të
tjerë që përfaqësojnë energjinë kryesore të programit. Kjo skenë mbetet hapësira ku
takohen yjet ndërkombëtarë, artistët më të dashur shqiptarë dhe publiku i madh i festivalit.
Në anën tjetër, C4 Stage e forcon identitetin elektronik të Sunny Hill Festival, me emra si
Seth Troxler, PAWSA, Adam Port & Rampa, Carlita, Salomé Le Chat, Tommy Gold, Gjin
dhe Kamelia. Ky program sjell në Prishtinë një pjesë të rëndësishme të skenës elektronike
ndërkombëtare, duke e bërë festivalin destinacion edhe për publikun që ndjek tingujt e
house, techno dhe performancat e klubeve e festivaleve më të njohura.
Një pjesë e veçantë e edicionit 2026 është edhe hapësira për skenën lokale, alternative dhe
artistët në rritje. Përmes The Next Stage dhe The Satellite, Sunny Hill Festival krijon vend
për emra si Asgjë Sikur Dielli, La Fazani, Sytë, Bana Zahiti, Erëza, Jolle, Rrezze, The
Milk Snatchers, Anitë, Artssassin, Halfpint, Locky, Malix, Nautica, Sindicato Del Baile,
Uran B dhe Us Two, duke e bërë programin jo vetëm ndërkombëtar, por edhe të lidhur
ngushtë me skenën muzikore vendore dhe rajonale.
Ky kombinim e bën edicionin e vitit 2026 një nga programet më të plota të Sunny Hill
Festival deri më tani. Në të njëjtin festival, publiku do të ketë mundësi të ndjekë emra të
mëdhenj botërorë, artistë të njohur shqiptarë, DJ të skenës elektronike dhe performues të
rinj që po ndërtojnë identitetin e tyre muzikor.
Me këtë program, Sunny Hill Festival vazhdon të pozicionohet si një nga ngjarjet më të
rëndësishme muzikore në rajon. Për Prishtinën, festivali nuk është vetëm një ngjarje
treditore, por një moment kulturor që sjell publik, media, artistë dhe vëmendje
ndërkombëtare në kryeqytet.
Përtej skenës muzikore, Sunny Hill Festival vazhdon të ketë ndikim në gjallërimin e qytetit
gjatë sezonit veror, duke kontribuar në hoteleri, gastronomi, transport dhe shërbime lokale.
Në të njëjtën kohë, festivali luan rol në mënyrën se si Kosova prezantohet jashtë vendit: si
një destinacion i ri, energjik dhe gjithnjë e më i pranishëm në hartën kulturore të rajonit.
Me programin tashmë të plotë, Sunny Hill Festival 2026 hyn në fazën më dinamike të
përgatitjeve, ndërsa Prishtina bëhet gati për tri ditë muzikë, skena të ndryshme dhe një
program që bashkon emrat globalë me energjinë e publikut vendor dhe rajonal.