Sunny Hill festival bëhet gati për hapësirën e re, edicioni i radhës në gusht 2024

Për Festivalin Sunny Hill po bëhen përgatitjet për edicionin e ardhshëm në gushtin e vitit 2024. Organizatorët kanë vendosur të ndërtojnë një hapësirë të re të festivalit në Bërnicë, për të ofruar një përvojë të jashtëzakonshme për pjesëmarrësit

Festivali Sunny Hill ka sjellë mijëra fansa të muzikës nga vende të ndryshme të botës në Prishtinë. Festivali më i madh në vendin tonë ka sjellë disa nga emrat më të mëdhenj të muzikës botërore në Prishtinë, duke u bërë sensacion i mediave ndërkombëtare dhe shfaqjes në ballinat e mediave më të mëdha botërore për çdo edicion.

Së fundmi, Sunny Hill është listuar si njëri ndër pesë festivalet më të mira të cilat nuk duhet humbur në Evropë.

“Tash ka ardhur koha ta bëjmë një hap tjetër të madh përpara. Këtë vit, ne po bëjmë gati shtëpinë tonë të re, hapësirën e përhershme të festivalit në Bërnicë. Një vend i cili ua mundëson gjithë pjesëmarrësve ta marrin përvojën më të mirë që ata të gjithë e presin dhe meritojnë. Përjetimet e paharrueshme që i sjell Sunny Hill Festival janë më të rëndësishmet. E pjesëmarrësit në festival e meritojnë absolutisht më të mirën. Në të gjitha aspektet, përfshirë edhe hapësirën kushtuar festivalit, me infrastrukturën e plotë” thuhet në njoftimin e Sunny Hill Festival.

“Ne besojmë se nxitimi i procesit të punës do të zvogëlonte cilësinë dhe esencën e asaj që Sunny Hill Festival e përfaqëson. Duke qenë edhe vet fansa të muzikës dhe festivaleve, ne besojmë shumë në ofrimin e përvojës unike dhe të jashtëzakonshme që ne si festival duhet ta ofrojmë. Prandaj, kemi marrë vendimin e vështirë për ta shtyrë edicionin e sivjetmë të Sunny Hill Festival, që t’i japim kohë krijimit të hapësirës së re. Ruani datat për një edicion masiv të Sunny Hill Festival në fundjavën e parë të gushtit 2024”, vijon njoftimi.

Shija e redaktorit

Ermal Panduri tregon se si filloi emisioni “Debat Plus”

Moderatori i emisionit më të shikuar në vend "Debat Plus", Ermal Panduri, ka treguar se ky është emisioni më i shtrenjtë në Kosovë. "Është shumë...

15 operimet më të ndërlikuara në shëndetësi u kryen ditën...

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, gjatë ditës së djeshme (12 mars), janë kryer 15 operacionet më të ndërlikuara në shëndetësi. Këtë e ka...

Gërvalla viziton Misionin e Përhershëm të Shqipërisë në NATO

Në kuadër të vizitës në NATO, ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe delegacionit të Kosovës i është rezervuar një pritje...

Të fundit nga rubrika