Sunny Hill Festival fillon shitjen e biletave për edicionin e ri

Sunny Hill Festival ka njoftuar se nga sot ka filluar me shitjen e biletave për edicionin e ri të festivalit, i cili këtë vit mbahet më 4,5,6 dhe 7 gusht. Biletat për Sunny Hill Festival mund të blihen KËTU.

Grupi i parë i biletave në shitje është ai i “Believers” që janë biletat e para me çmimin më të lirë, për t’i shpërblyer të gjithë pjesëmarrësit që besojnë në festivalin Sunny Hill dhe emrat e mëdhenj të artistëve global që ky festival i sjell çdo vit, pa i zbuluar emrat e performuesve në këtë fazë.

Në këtë edicion, Sunny Hill Festival e ka shtuar edhe një natë shtesë në festival, duke e zgjeruar festivalin në katër net në total, nga tre sa ishin në edicionet e mëparshme. Dhe kështu duke e rritur numrin e performancave dhe artistëve që do të jenë në skenën e Sunny Hill këtë vit.

Sunny Hill Festival është festivali më i madh në Kosovë dhe festivali më i rëndësishëm në rajon për nga emrat e artistëve që i sjell për çdo edicion në Prishtinë. Në edicionet e kaluara, Sunny Hill Festival ka sjellë emra të mëdhenj të artistëve botëror në Prishtinë duke përfshirë Dua Lipa, Miley Cyrus, Calvin Harris, Martin Garrix, Action Bronson, Meduza, Generik DJ, Grace Carter, SG Lewis, Stanaj, Coltrane, Merk & Kremont, Klangkarusell, dhe emrat më të njohur të artistëve lokal nga të gjitha trojet shqiptare dhe artistë të tjerë shqiptar që jetojnë në diasporë.  

Linku i biletave në shitje: https://ticketing.festtix.co.uk/e/15/embed-tickets

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika