Sunny Hill nis fuqishëm, Katy Perry sjell spektakël të paharrueshëm në Prishtinë

Në Bërnicë të Poshtme të Prishtinës ka nisur edicioni i sivjetmë i Sunny Hill Festival, duke mbledhur mijëra adhurues të muzikës nga Kosova dhe vende të ndryshme të botës.

Nata e parë u shndërrua në një spektakël të vërtetë me performancën e superyllit botëror Katy Perry, e cila elektrizoi skenën kryesore me hitet e saj më të njohura, si “Firework”, “Roar”, “Dark Horse” dhe “Teenage Dream”, njofton Dukagjini.

Artistja amerikane nuk solli vetëm energji dhe muzikë, por edhe momente shumë personale që krijuan lidhje të veçantë me publikun shqiptar. Gjatë performancës, ajo ndau detaje nga jeta e saj private, foli për marrëdhënien me partnerin dhe emocionoi të pranishmit kur zhvilloi një bisedë telefonike me vajzën e saj 6-vjeçare, Daisy Dove, moment që u prit me ovacione dhe duartrokitje të gjata.

Atmosfera festive ka sjellë edhe lëvizje të mëdha drejt zonës së festivalit, ku gjatë mbrëmjes janë krijuar kolona të gjata automjetesh në rrugët që çojnë drejt Bërnicës.

Pas përfundimit të programit në skenën kryesore me Katy Perry si protagoniste absolute të natës, festa do të vazhdojë në skenën C4, ku muzika elektronike dhe performancat e DJ-ve do të zgjasin deri në orët e para të mëngjesit.

Festivali do të vazhdojë edhe gjatë së shtunës dhe të dielës me emra të mëdhenj të skenës ndërkombëtare, ndër ta Lewis Capaldi dhe Martin Garrix, të cilët pritet të sjellin atmosferë po aq spektakolare.

Edhe këtë edicion do të jetë e pranishme Dua Lipa, këngëtarja që e themeloi Sunny Hill Festival. Ajo ka njoftuar tashmë se ka mbërritur në Kosovë dhe ka nisur promovimin e vendit përmes publikimeve në rrjetet sociale, duke e kthyer sërish Kosovën në vëmendjen e mediave dhe publikut ndërkombëtar.

Sunny Hill Festival, i cili nisi rrugëtimin e tij në vitin 2018, sivjet shënon edicioni e tretë që organizohet në shtëpinë e vet në Bërnicë të Poshtme, duke vazhduar të mbetet një nga ngjarjet më të mëdha muzikore dhe kulturore në Kosovë dhe rajon.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika