Federata e Futbollit e Kosovës ka zyrtarizuar orarin e xhiros së 34-të në Superligën e Kosovës.
Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen të dielën dhe do të nisin në të njëjtën kohë, nga ora 16:00.
Gara për mbijetesë në elitën e futbollit kosovar mbetet e hapur, ndërsa deri në fund të sezonit kanë mbetur edhe tri xhiro.
Në program janë pesë përballje që pritet të sjellin emocione të mëdha.
Malisheva përballet me Drenicën, ndërsa Dukagjini e pret Dritën.
Prishtina do të luajë ndaj Ferizajt, kurse Gjilani takohet me Llapin. Në duelin tjetër, Ballkani sfidon Prishtinën e Re.
Kujtojmë se Drita e ka siguruar titullin e kampionit për sezonin 2025/2026 javën e kaluar pas fitores 2:0 kundër Ballkanit.