Supreme shqyrtoi të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Gjykata Supreme ka njoftuar se ka shqyrtuar të gjitha ankesat të paraqitura kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), lidhur me zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit 2025.

Ankesat u pranuan më 5 janar 2026, pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, dhe gjatë ditës pritet të përfundojë përpilimi i vendimeve dhe dërgimi i tyre tek palët e përfshira.

Në total janë shqyrtuar gjashtë ankesa administrative.

“1 ankesë administrative, kundër vendimit të PZAP-së, nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës. 1  ankesë administrative, kundër vendimit të PZAP-së, nga Koalicioni PAI-PDAK-LPB  1  ankesë administrative, kundër vendimit të PZAP-së, nga Emilia Rexhepi (NDS) 1  ankesë administrative, kundër vendimit të PZAP-së, nga Partia e Re Demokratike (Nova Demokratski Stranka-NDS), Prizren. 2  ankesa administrative, kundër vendimve të PZAP-së, nga Bekim Haxhiu”, thuhet nga Supremja.

Gjykata ka bërë të ditur se do t’i njoftojë palët me kohë për mënyrën e vendosjes së këtyre ankesave. Nëse edhe Supremja i refuzon, atëherë i hapet rruga certifikimit të rezultateve.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika