Supremja do ta trajtojë padinë e OEK kundër ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë
Gjykata Supreme e Kosovës ka vendosur të trajtojë padinë e ushtruar nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ndaj Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), lidhur me vendimin për daljen e detyrueshme në tregun e lirë të energjisë. Në një njoftim zyrtar, OEK bëri të ditur se tashmë është caktuar kolegji i gjyqtarëve që do të […]
Gjykata Supreme e Kosovës ka vendosur të trajtojë padinë e ushtruar nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ndaj Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), lidhur me vendimin për daljen e detyrueshme në tregun e lirë të energjisë.
Në një njoftim zyrtar, OEK bëri të ditur se tashmë është caktuar kolegji i gjyqtarëve që do të shqyrtojë çështjen dhe se pritjet janë që gjykata të marrë vendim meritor brenda afatit ligjor prej 60 ditësh.
“Oda Ekonomike e Kosovës njofton se Gjykata Supreme ka vendosur që padia e ushtruar nga OEK ndaj Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), lidhur me daljen e detyrueshme në tregun e lirë të energjisë, do të procedohet dhe do të shqyrtohet për vendim meritor. Tashmë është caktuar kolegji i gjyqtarëve i cili do ta trajtojë padinë ndaj ZRrE.















