Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuar ankesën e kandidatit për deputet të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Petrit Hajdari, ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Hajdari kishte kërkuar që Gjykata Supreme të rishqyrtonte vendimin e PZAP-së, duke pretenduar se votat e tij nuk ishin numëruar saktë në disa vendvotime, por kërkesa e tij u hodh poshtë.

“Refuzohet si e pabazuar ankesa kandidatit për deputet P. H., nga Subjekti Politik Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me seli në Prishtinë, e paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, A.nr.636/2025, të datës 18.03.2025”, thuhet në vendimin e Supremes.