Supremja e vlerëson të ligjshme rregulloren për mbeturina të KRM “Pastrimi”
Kryeshefi i kompanisë KRM “Pastrimi”, Petrit Reçica, ka njoftuar sot se Gjykata Supreme ka marrë vendim në favor të kompanisë që ai drejton, duke shpallur të ligjshme Rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave të miratuar nga Kuvendi Komunal i Prishtinës. Përmes një postimi në Facebook, Reçica ka theksuar se kjo është një fitore për ligjin, drejtësinë […]
Kryeshefi i kompanisë KRM “Pastrimi”, Petrit Reçica, ka njoftuar sot se Gjykata Supreme ka marrë vendim në favor të kompanisë që ai drejton, duke shpallur të ligjshme Rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave të miratuar nga Kuvendi Komunal i Prishtinës.
Përmes një postimi në Facebook, Reçica ka theksuar se kjo është një fitore për ligjin, drejtësinë dhe punëtorët e ndershëm të kompanisë, të cilët çdo ditë angazhohen për pastërtinë e kryeqytetit.
“E drejta vonon, por nuk harron! Sot, Gjykata Supreme i dha të drejtë KRM ‘Pastrimi’ dhe mbi të gjitha, punëtorëve tanë që me ndershmëri e përkushtim kujdesen çdo ditë për pastërtinë e qytetit tonë,” ka shkruar Reçica.
Sipas tij, vendimi i Gjykatës thekson qartë se ndalimi i prodhimit të pasojave juridike nga kjo rregullore do të përbënte shkelje të të drejtave themelore dhe të interesit publik.
“Rregullorja për Menaxhimin e Mbeturinave, e miratuar në Kuvendin Komunal, është shpallur e ligjshme dhe duhet të zbatohet! Vendimi i Gjykatës thekson se ndalimi i prodhimit të pasojave juridike nga kjo rregullore do të ishte shkelje e të drejtave themelore dhe e interesit publik”, ka shkruar ai.
“Kjo është fitore për ligjin, për drejtësinë, për qytetarët dhe për çdo punëtor të ndershëm të Pastrimit që nuk ndalet për asnjë dit”, ka theksuar tutje ai.















