Supremja i refuzon si të pabazuara ankesat ndaj vendimeve të PZAP-së

Gjykata Supreme

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuara gjashtë ankesat administrative të paraqitura kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke konfirmuar kështu vendimet e këtij institucioni lidhur me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit.

Sipas njoftimit zyrtar, Gjykata Supreme ka shqyrtuar veç e veç secilën ankesë, duke vlerësuar se pretendimet e paraqitura nuk janë mbështetur me prova konkrete që do të justifikonin ndërhyrje në rezultatet zgjedhore apo vendimet e organeve përgjegjëse.

Në rastin e Partisë Rome të Bashkuar të Kosovës (PREBK), Gjykata ka refuzuar ankesën me arsyetimin se nuk qëndron pretendimi për disproporcion mes votave dhe numrit të banorëve të komunitetit rom, duke theksuar se përfaqësimi politik mund të sigurohet edhe përmes votave të komuniteteve të tjera.

Po ashtu, është refuzuar ankesa e Koalicionit PAI-PDAK-LPB, i cili kishte kërkuar rinumërim të plotë të votave. Gjykata ka konstatuar se ankuesi nuk ka arritur të dëshmojë me prova konkrete se ka pasur manipulime apo parregullsi në procesin e votimit.

Një tjetër ankesë e refuzuar ishte ajo e Emilija Rexhepit nga Nova Demokratska Stranka (NDS), e cila kishte kërkuar anulimin e 85 votave për një subjekt tjetër politik. Gjykata theksoi se pretendimet e pambështetura me prova nuk mund të shërbejnë si bazë për anulim votash, duke paralajmëruar se një veprim i tillë do të cenonte sigurinë juridike dhe besimin në procesin zgjedhor.

Gjykata Supreme gjithashtu refuzoi ankesën e Nova Demokratska Stranka lidhur me anulimin e votave për mandatin e rezervuar të komunitetit boshnjak, duke theksuar se ligji zgjedhor nuk e kushtëzon vlefshmërinë e votës me përkatësinë etnike të votuesit, por me ushtrimin e rregullt të së drejtës së votës.

Ndërkohë, janë refuzuar edhe dy ankesa të kandidatit për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Bekim Haxhiu. Në njërin rast, Gjykata ka konfirmuar ndarjen e mandateve sipas kuotës gjinore, duke theksuar se përfaqësimi minimal prej 30 për qind për secilën gjini është respektuar në ndarjen e mandateve për PDK-në. Në rastin tjetër, Gjykata ka vlerësuar se pranimi i votave me postë është bërë në bazë të një vendimi të vlefshëm të KQZ-së, i cili nuk ishte kontestuar brenda afateve ligjore.

Linqet e vendimeve:

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika