Supremja lë në fuqi paraburgimin për Ratko Kragoviqin, i akuzuar për krime lufte

Gjykata Supreme

Kolegji i Gjykatës Supreme të Kosovës ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitur nga mbrojtësja e të pandehurit Ratko Kragoviç, në një rast penal që përfshin edhe Goran Tomasheviç, Sinisha Tomasheviç, Nebojsha Tomasheviç dhe Predrag Tomaseviç, të dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”.

Kërkesa ishte ushtruar kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, të datës 3 mars 2026, si dhe kundër aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës – Departamenti Special, të datës 13 mars 2026.

Gjykata Themelore në Prishtinë kishte caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurve Goran Tomasheviç, Ratko Kragoviç, Sinisha Tomasheviç dhe Predrag Tomaseviç, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullatës civile”, ndërsa Nebojsha Tomasheviç ishte liruar të mbrohej në liri.

Më pas, Gjykata e Apelit kishte refuzuar ankesën e mbrojtjes dhe kishte vërtetuar vendimin e shkallës së parë.

Mbrojtësja e Ratko Kragoviçit, Jelena Kragoviç, kishte pretenduar se në shkresat e lëndës nuk ekzistojnë prova që mbështesin dyshimin e bazuar ndaj klientit të saj dhe se masa e paraburgimit ishte caktuar në kundërshtim me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale.

Pas shqyrtimit të shkresave të lëndës dhe pretendimeve të palëve, Gjykata Supreme vlerësoi se kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë është e pabazuar.

Sipas Gjykatës Supreme, nga provat e administruara deri në këtë fazë të procedurës ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprat penale për të cilat dyshohet.

Gjykata vlerësoi gjithashtu se janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit, duke marrë parasysh rrezikun e arratisjes, mundësinë e pengimit të procedurës penale dhe ndikimit në dëshmitarë apo bashkë të pandehur.

 

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika