Supremja vendos sërish masë të përkohshme për lejet e hidrocentraleve në Deçan

Foto ilustruese

Gjykata Supreme ka vendosur sërish masë të përkohshme për lejet e hidrocentraleve në Deçan.

Për këtë, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, Organizata Joqeveritare, “Pishtarët”.

“Në nëntor të vitit 2022, Gjykata Kushtetuese e pati hequr masën e përkohshme për operimet e hidrocentraleve në Deçan dhe e ktheu këtë çështje në rivendosje te Gjykata Supreme. Jemi njoftuar se Gjykata Supreme në vendimin e ri e kthen prapë masën e përkohshme, duke argumentuar se në të kundërtën, operimi i Hidrocentraleve mund t’i shkaktojë dëme të pariparueshme interesit publik dhe qytetarëve të Deçanit”, thuhet në njoftim.

Ky vendim thuhet se është shumë i rëndësishëm për themelet e demokracisë dhe të drejtat e qytetarëve në mbrojtje të interesit publik “përballë akterëve të fuqishëm si Kelkosi”.

“Për më tepër, shpresojmë se ky vendim do të shtyjë Kelkosin dhe zinxhirin e institucioneve të Kosovës, që nga Komuna e Deçanit, Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, Zyra e Rregullatorit të Energjisë dhe deri te Zyra e Kryeministrit, që tash e tutje të veprojnë me transparencë dhe t’i respektojnë të drejtat e qytetarëve të Deçanit dhe shoqërisë civile në mbrojtje të mjedisit. Lumbardhi është i popullit dhe askush nuk ka të drejtë të bëjë pazare pas dyerve të mbyllura me ujin dhe jetesën tonë”, thuhet tutje.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika