Supremja vërteton dënimin me 21 vjet burgim për vjedhjen e 2.1 milionëve nga Thesari

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitura nga mbrojtësit e dy të të dënuarve për rastin e vjedhjes së 2.1 milionë eurove nga Thesari, kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës

Gjykata Supreme e Kosovës

Gjykata Supreme e Kosovës  ka refuzuar kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitura nga mbrojtësit e dy të të dënuarve për rastin e vjedhjes së 2.1 milionë eurove nga Thesari, kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës.

Gjykata Themelore në Prishtinë, më 7 dhjetor të vitit 2022 kishte shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Labinot Gruda dhe Kadri Shala, për vjedhjen e 2 milionë e 77 mijë e 995 euro e 90 centë nga Thesari i Shtetit, duke i dënuar me 21 vite burgim dhe 41 mijë e 500 euro gjobë.

Ky vendim ishte vërtetuar më 30 qershor 2023 edhe nga Gjykata e Apelit.

Të enjten Gjykata Supreme ka njoftuar se i ka lënë në fuqi vendimet e shkallëve më të ulëta dhe ka refuzuar kërkesat e të dënuarve.

“Kolegji i Gjykatës Supreme në çështjen penale kundër të dënuarve: L.G. për shkak të veprave penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, hyrja në sistemet kompjuterike, vjedhja e identitetit dhe pajisjes së qasjes dhe shpëlarja e parave dhe K.Sh. për shkak të veprave penale: ndihma në kryerjen e veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe shpëlarja e parave, i ka refuzuar si të pabazuara kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitura nga mbrojtësit e të dënuarve, kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Supremes.

Ndërkaq, kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitura nga mbrojtësit e përfaqësuesve të palëve të treta: E SHPK, NTSH “Sh.”, NTP “X.”, G. Shpk”, “G. K. SHPK”, “R.H.” dhe “M. B. G. SHPK” kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës, thuhet se janë hedhur si të palejuara.

Sipas aktgjykimit të Supremes mbrojtja e të dënuarit Labinot Gruda kishte kërkuar që vendimi për të të ndryshohet.

“Mbrojtësi i të dënuarit L.G., avokati Tahir Rrecaj nga Prishtina, për shkak të shkeljes së ligjit penal, shkeljes esenciale të dispozitave të procedurës penale dhe shkeljeve të tjera të dispozitave të procedurës penale të cilat kanë ndikuar në ligjshmërinë e vendimeve gjyqësore, me propozim që Gjykata Supreme e Kosovës, të aprovoj si të bazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë, aktgjykimet e kundërshtuara t’i ndryshon dhe të dënuarin të e liroj nga akuza për veprën penale pastrimi i parave (pika e tretë e dispozitivit të aktgjykimit të gjykatës së shkallës së parë), të dënuarit të i shqiptoj dënim më të butë për veprat penale të shpallur fajtor ose aktgjykimet e kundërshtuara të i anulon dhe lëndën ta kthej në rigjykim në gjykatën e shkallës së parë vetëm për veprën penale pastrimi i parave (pika e tretë e dispozitivit të aktgjykimit të gjykatës së shkallës së parë)”, citohet kërkesa e mbrojtjes së Grudës në aktgjykimin e Supremes.

Njësoj kishte kërkuar edhe mbrojtësi i të dënuarit Kadri Shala.

“Mbrojtësi i të dënuarit K.Sh., avokati Florent Latifaj nga Prishtina, për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale, shkeljes së ligjit penal dhe shkeljeve tjera të dispozitave të procedurës penale të cilat kanë ndikuar në ligjshmërinë e vendimeve gjyqësore, me propozim që Gjykata Supreme e Kosovës, të aprovojë si të bazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë”, thuhet në aktgjykimin e Supremes.

Sipas aktgjykimit të Themelores i akuzuari Labinot Gruda ishte shpallur fajtor duke u dënuar me dënim unik prej 8 mijë e 500 euro gjobë dhe 11 vite burgim efektiv. Po ashtu, atij i ishte shqiptuar dënim plotësues, ndalimi i ushtrimit të funksionit në administratë publike për 6 vite.

Kurse, Kadri Shala ishte shpallur fajtor dhe ishte dënuar me 33 mijë euro gjobë dhe 10 vite burgim efektiv.

Vendimi ishte marr pasi prokuroria dhe mbrojtja nuk kishin arritur marrëveshje për pranim të fajësisë lidhur me këtë çështje.

Shija e redaktorit

Kamberi: Pas Malit të Zi edhe Maqedonia e Veriut po...

Analisti politik, Belgzim Kamberi, ka thënë se fitorja bindëse e VMRO-DPMNE-së, nuk është lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor dhe as për Bashkimin Evropian...

Mbretërit kalojnë në finale të Ligës së Kampionëve

Mbretërit tashmë kanë kaluar në finale të Ligës së Kampionëve pas një fitore të zjarrtë ndaj Bayernit. Skuadra spanjolle, Real Madrid triumfoi me rezultatin 2-1,...

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Të fundit nga rubrika