Surroi: Duhet të ketë njohje në mes të Kosovës dhe Serbisë

Publicisti, Veton Surroi, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se duhet të ketë njohje në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Drafti i Asociacionit është implant juridik, mund të funksionojë në njërën anë, mund të funksionojë në anën tjetër, pra, mund të funksionojë si zgjatim dhe këtë ende nuk e dimë, ose mund të funksionojë si integrim brenda shtetit të Kosovës brenda një ndihme, e cila duhet të jetë ilegale sipas standardeve të OSBE-së. Por, për t’u bërë ndihmë ilegale sipas standardeve të OSBE-së, duhet të ketë njohje mes Kosvës dhe Serbisë”, ka thënë Surroi.

Por, sipas tij, mungesa e njohjes, e konsideron këtë operacion si zgjatim të institucioneve të Serbisë brenda Republikës së Kosovës.

“Sepse mungesa e njohjes, mungesa e sigurisë juridike e konsideron tërë këtë operacion si zgjatim të institucioneve të Serbisë brenda Republikës së Kosovës, me leje të Republikës së Kosovës”, ka thënë Surroi.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika