Suspendimi i menaxhmentit të Trepçës për kryetarin dhe anëtarët e sindikatës, Çitaku: Vendime si këto të padrejta

Sot menaxhmenti i Trepçës ka vendosur që t’i suspendojë nga puna kryetarin e sindikatës, Ibrahim Jonuzin dhe disa të tjerë. Për këtë çështje, nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se vendime si këto janë të padrejta

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar lidhur me vendimin e menaxhmentit të ndërmarrjes “Trepça” për të larguar nga puna kryetarin e Sindikatës së Pavarur të minatorëve dhe katër anëtarë të tjerë.

Çitaku këtë e ka cilësuar si të padrejtë dhe se të shpëtfaqin “brutalisht hipokrizinë e partisë shtet”.

“Në opozitë të majtë dhe me sindikata, në qeverisje shtypësit më të mëdhenjë të tyre”, ka shkruar Çitaku.

Menaxhmenti i Trepçës ka marrë vendim që t’i suspendojë nga puna kryetarin e sindikatës, Ibrahim Jonuzin, nënkryetarin e sindikatës, dy anëtarë dhe një minator.

Vendimi u është komunikuar përmes telefonit vetëm pak minuta më parë.

Lexo dhe: Menaxhmenti i Trepçës suspendon kryetarin e sindikatës, Ibrahim Jonuzi dhe disa të tjerë

“Punonjësit Ibrahim Jonuzi, Fevzi Ademi, Desat Kerleshi, Eset Meha, punëtorë të Trepça Sh. A. largohen përkohësisht nga puna, duke filluar nga data 27.10.2023”, thuhet në vendimin e menaxhementit që është marrë para tri ditësh.

Sindikata ka bërë të ditur për RTV Dukagjinin se nuk u është thënë arsyeja e suspendimit dhe ende nuk kanë marrë një vendim zyrtar.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika