Policia e Kosovës ka njoftuar se janë suspenduar për 72 orë dy zyrtar policor në Mitrovicë. Në njoftimin e PK=së thuhet se ky vendim u mor në orët e hershme të 3 majit dhe dyshohet që zyrtarët të janë përfshirë në shkelje disiplinore.
“Me vendim të Drejtorit Rajonal të Policisë në Mitrovicën e Jugut, dy zyrtar policor të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, janë suspenduar nga detyra për shtatëdhjetë e dy (72 orë).
Ky vendim është marrë në orët e hershme të ditës së sotme, me 03 maj 2025 ,pasi dy zyrtarët policorë dyshohet se janë të përfshirë në shkelje disiplinore. Hetimet ndaj dy zyrtarëve do të vazhdojnë varësisht nga cilësimi i shkeljeve displinore nga Drejtoria e Hetimeve të Brendshme..”, thuhet ne njoftimin e PK=se.
Suspendohen dy zyrtarë policor në Mitrovicë