Suspendohet drejtori i Fondit për Sigurime Shëndetësore
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, ka njoftuar se është suspenduar drejtori i Fondit për Sigurime Shëndetësore, Fatmir Plakiqi. Në një konferencë për media, Gexha-Bunjaku ka thënë se të enjten në vend të tij me shumicë votash është emëruar Bujar Kaquri, i cili do të jetë ushtrues detyre i kësaj pozite. “Sot u mbajt mbledhja e […]
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, ka njoftuar se është suspenduar drejtori i Fondit për Sigurime Shëndetësore, Fatmir Plakiqi.
Në një konferencë për media, Gexha-Bunjaku ka thënë se të enjten në vend të tij me shumicë votash është emëruar Bujar Kaquri, i cili do të jetë ushtrues detyre i kësaj pozite.
“Sot u mbajt mbledhja e Bordit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Në këtë takim u vendos që të suspendohet drejtori i Fondit, Fatmir Plakiqi. Kjo do të trasojë veprimet tona tutje si Bord, shmangies së nepotizmit dhe konfliktit të interesit”, ka deklaruar Gexha-Bunjaku.
Ajo bëri të ditur se në mbledhjen e radhës do ta emërojnë një komitet të auditimit të brendshëm për t’i adresuar në mënyrë të hollësishme të gjitha problemet.
“Kjo do të trasojë veprimet tona tutje si bord, kthim të ligjshmërisë, transparencës dhe llogaridhënies e Fondit për Sigurime Shëndetësore, shmangies të nepotizmit e konfliktit të interesit në ushtrim të detyrave, auditim gjithëpërfshirës e bashkëpunim me organet e rendit”, ka deklaruar ajo.
Ndërkaq, Ushtruesi i zgjedhur i detyrës, Bujar Kaquri, deklaroi se të gjitha shqetësimet e ngritura për fondin e sigurimeve shëndetësore do të adresohen.















