Suspendohet drejtori rajonal i policisë në Mitrovicën e Veriut

Është suspenduar drejtori rajonal i policisë në veri të Mitrovicës pasi që i njëjti refuzoi të zbatoj vendimin e Qeverisë së Kosovës për shpërndarjen e fletave qortuese. Këtë e kërkoi Inspektorati policor dhe ia zbatoi Policia e Kosovës

Foto ilustrim

Ani pse paguhet nga taksat e qytetarëve të Republikës së Kosovës një drejtor policie tentoi të mos zbatoj rregullat e shtetit të vet.

Behet fjalë për Drejtorin e Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Djuriç i cili refuzoi të zbatoj vendimin për shpërndarjen e qortimeve për cka edhe u suspendua.

“Është suspenduar nga ushtrimi i detyrave të përgjithshme të punës dhe autorizimeve policore drejtori rajonal i Mitrovicës së Veriut, për mosrealizim e autorizimeve ligjore dhe zbatimin e  vendimeve zyrtare. Suspendimi i tij është mbështetur në autorizimet ligjore, udhëzimin administrativ Nr.04/19”.

Këtë vendim Polica e mori tek pas një rekomandimi nga ana e Inspektoratit Policor të cilët treguan edhe arsyet se pse ka kërkuar suspendimin.

“Drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicës së Veriut dyshohet se ka kryer veprat penale “Sabotim” dhe “Thirrja për rezistencë” të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Krahas hetimit penal do të shikohet edhe përgjegjësia administrative”.

Këtij lajmi i është gëzuar asambleisti në Mitrovicën Veriore, Skender Sadiku, i cili tha se duan të ndjehen të barabartë në veri të vendit.

“Ne jemi të lodhur, është cështja e 23 viteve prej luftës në Kosovë, shto këtu vitet e 80-90-ta  kemi jetuar në tensione dhe kjo ka afektuar mjaftë në jetët e qyetarëve të Mitrovicës dhe jetësisht duam normalitet, duam që të jetojmë të barabartë dhe të jetojmë si të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka thënë Sadiku.

Qeveria e Kosovës deri më 21 nëntor do të qortoj qytetarët të cilët udhëtojnë me targa të lëshuara nga Serbia.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika