Suspendohet rreshteri i policisë Riza Murati, dyshohet për dhunë në familje

Është suspenduar nga detyra, rreshteri i Policisë së Kosovës, Riza Murati, i cili mbante detyrën e drejtorit të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore

Drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Policinë e Kosovës, Riza Murati, është suspenduar nga detyra.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, ndërsa, Murati dyshohet për dhunë në familje.

“Kur një i punësuar në PK, dyshohet të ketë kryer vepër penale, rasti trajtohet nga një institucion jashtë PK-së. Pastaj çdo gjë që lidhet me një rast konkret që trajtohet nga IPK edhe njoftimet lidhur me rastin lëshohen nga IPK. Po ashtu, është procedurë që nuk ndryshon, që çdo rekomandim i IPK, zbatohet nga PK-ja, njëjtë është vepruar edhe për rastin për te cilin interesoheni”, thuhet në përgjigjen e policisë për Dukagjinin.

Policia ka thënë se vendimi është marrë bazuar në rekomandimin e marrë nga Inspektorati i Policisë së Kosovës (IPK) më 19 prill.

Murati dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Për këtë çështje, Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim rreth një muaji më parë për urdhër mbrojtjeje ndaj bashkëshortes.

Sipas urdhrit të mbrojtjes, Murati e ka të ndaluar që t’i afrohet asaj në distancë prej 50 metrash në ambiente publike dhe në 100 metra nga vendbanimi i saj.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika