Sveçla: 6 terroristë të plagosur po trajtohen në Novi Pazar, kërkojmë nga Serbia t’i dorëzojnë në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, informoi se gjashtë terroristë të sulmuar janë në trajtim në Spitalin e Novi Pazarit në Serbi. Sveçla kërkoi që Serbia t'i kthejë ata në Kosovë për gjykim

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se gjashtë nga pjesëtarët e grupit terrorist që i sulmuan policët e Kosovës, janë duke i trajtuar plagët në Spitalin e Novi Pazarit në Serbi.

Sveçla i bëri thirrje Serbisë që t’i kthejnë në Kosovë të gjykohen.

Ministri, po ashtu, tha se asnjë civil nuk është lënduar nga aksioni i Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

“Në shkëmbimin e zjarreve mes grupeve të armatosura dhe policisë sonë kanë mbetur të vrarë së paku 3 të vrarë, nga ta të gjithë me unifomra dhe pajisje ushtarake, ndërsa janë arrestuar dy të tjerë, dhe katër persona të cilët kanë qenë në rolin e tyre mbështetës në këtë aktivitet. Vlen të theksohet se asnjë person civil nuk është lënduar nga ky aksion, sipas informatave të deritanishme gjashtë terroristë të plagosur të trajtohen në spitalin e Novi Pazarit, dhe kërkojmë nga Serbia që ata t’i dorëzojnë menjëherë autoriteteve të Kosovës që t’i përgjigjen drejtësisë për aktet e tyre terroriste”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika