Sveçla: Armatimi në veri u gjet në 12 lokacione, do të analizohet për përdorimin e tij

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se armatimi i konfiskuar gjatë operacioneve policore në veri të Kosovës është gjetur në 12 lokacione të ndryshme.

Gjatë konferencës për media në Qendrën e Njësive Speciale “Enver Zymeri” në Mitrovicë, Sveçla tha se armatimi i konfiskuar do t’i nënshtrohet ekzaminimeve dhe analizave të detajuara për të përcaktuar origjinën dhe përdorimin e tij.

Sipas Sveçlës, në lokacionin e parë janë gjetur mbetjet mortore të 13 personave, në të dytin katër, ndërsa në lokacionin e tretë gjashtë persona.

Ai tha se sekuestrimi i armatimit dhe zbulimi i varrezave masive janë rezultat i një hetimi intensiv institucional, duke theksuar se këto gjetje dëshmojnë për dimensionin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

“Armatimi është gjetur në 12 lokacione të ndryshme. Nga sot, ai do t’i nënshtrohet ekzaminimit dhe analizave të detajuara, me qëllim të përcaktimit të origjinës, përdorimit dhe lidhjeve të mundshme me rastet e hetuara, përfshirë edhe ekzaminimin e së paku 23 personave, por edhe rasteve tjera kriminale…

Sekuestrimi i këtij armatimi, si dhe zbulimi i tri varrezave masive, ka ardhur si rezultat i një hetimi intenziv të institucioneve tona, të cilave u ka paraprirë shtrirja e sovranitetit të shtetit edhe në veriun e vendit tonë, sundimi i rendit të ligjit, bashkëpunimi ndërinstitucional, si dhe ai qytetar-institucione të Republikës së Kosovës”, ka thënë Sveçla.

Sveçla tha se veriu i vendit, përveçse ishte skenë e krimeve dhe maltretimeve gjatë luftës, është përdorur edhe për fshehjen e trupave të viktimave.

“Zbulimi i këtyre varrezave masive ka nxjerrë në pah edhe një herë dimensionin e krimeve të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë. Veriu i vendit tonë, përveçse ishte skenë e krimeve të rënda ndaj civilëve shqiptarë, maltretimeve e dëbimeve, është shfrytëzuar edhe për fshehjen e trupave të viktimave pas vrasjeve makabre të kryera nga forcat serbe”, ka shtuar ai.

Në këtë kontekst, ministri ka kritikuar edhe Serbinë dhe Listën Serbe për mungesën e reagimit ndaj zbulimit të varrezave masive dhe konfiskimit të armatimit.

“Është shqetësuese heshtja e Serbisë dhe dorës së saj të zgjatur në Kosovë, Listës Serbe, për varrezën masive dhe armët e konfiskuara”, ka deklaruar Sveçla.

Sipas tij, heshtja e tyre nuk mund të shihet vetëm si mungesë reagimi.

“Heshtja e tyre në fakt është mbështetje e hapur për planifikuesit, organizatorët dhe realizuesit e tyre”, ka thënë ai.

Sveçla ka theksuar se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë punën për zbardhjen e rasteve të personave të zhdukur dhe kërkimin e drejtësisë për viktimat e luftës.

“Kosova s’do të ndalet së kërkuari drejtësi për viktimat e luftës”, ka deklaruar ministri.

Shija e redaktorit

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Të fundit nga rubrika