Sveçla: Arsenali i ri i armëve qartëson planin e Serbisë për aneksimin e veriut
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës në veri të vendit ku kanë arritur të zbulojnë dhe të konfiskojnë një arsenal të ri të armëve. “Vijon zbardhja e planit të strukturave terroriste të Serbisë për aneksimin e veriut të vendit tonë. Armatimi i zbuluar sot bën pjesë […]
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës në veri të vendit ku kanë arritur të zbulojnë dhe të konfiskojnë një arsenal të ri të armëve.
“Vijon zbardhja e planit të strukturave terroriste të Serbisë për aneksimin e veriut të vendit tonë. Armatimi i zbuluar sot bën pjesë në arsenalin e Zveçanit dhe Banjskës. Në kuadrin e aktivitetit policor, sot u zhvilluan bastisje në shtatë lokacione në veriun e vendit tonë”, ka shkruar Sveçla.
“Granatahedhës dore, eksplozivë, mina kundër këmbësorisë, mina me sahat e teledirigjim, detonatorë e çanta me pajisje të ndryshme, prodhime të njëjta me ato që u sekuestruan në Banjskë dhe më herët në Zveçan, po qartësojnë për ne dhe për opinionin ndërkombëtar gjerësinë e planit të Serbisë për aneksimin e veriut përmes agresionit terrorist”, ka shtuar ai.
Më tutje ai ka përfunduar duke thënë se aksionet e Policisë së Kosovës do të “vazhdojnë deri në çrrënjosjen e terrorizmit kundër Republikës”.















