Sveçla: Arsenijeviq duhet sa më parë të përgjigjet para ligjit, duke u dorëzuar
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka folur për rastin e kryetarit të partisë “Demokracia serbe”, Aleksandar Arsenijeviq, te një pronë e të cilit ditë më parë u gjet një sasi e armatimit gjatë bastisjes në Zveçan. Sveçla tha se Arsenijeviq është i dyshuar dhe duhet dorëzuar sa më parë. “Është pjesë […]
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka folur për rastin e kryetarit të partisë “Demokracia serbe”, Aleksandar Arsenijeviq, te një pronë e të cilit ditë më parë u gjet një sasi e armatimit gjatë bastisjes në Zveçan.
Sveçla tha se Arsenijeviq është i dyshuar dhe duhet dorëzuar sa më parë.
“Është pjesë e hetimeve gjithëpërfshirëse. Është e qartë se janë grupe të ndryshme të cilat janë marrë herë me krim e herë me terrorizëm. Ky ka tentuar të krijojë një imazh të një opozitari. Realisht faktet tregojnë që është i përfshirë në aktivitete kriminale terroriste dhe duhet sa më parë të përgjigjet para ligjit, duke u dorëzuar. Nuk e kam fjalën vetëm për këtë, por edhe më gjerë. Ai është i dyshuar. Në pronën e tij janë gjetur armë që i takojnë një njësiti terrorist”, tha Sveçla.
Politikani serb, Arsenijeviq, e ka pranuar që objekti ku u kap armatim në veri është nën pronësi të tij, por tha se nuk është vendbanim i përhershëm, pasi është stallë ku mban kafshët “dhe objekti është gjithmonë i hapur e i qasshëm për këdo”.















