Sveçla dënohet me një vit burgim me kusht për gazin lotsjellës në Kuvend

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është dënuar me një vit burgim me kusht nëse brenda periudhës së verifikimit nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale, në rastin që lidhet me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Ministri në detyrë nuk ishte i pranishëm në momentin e shqiptimit të dënimit.

Sveçla akuzohej për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, lidhur me rastin e 21 marsit 2018, kur në sallën e Kuvendit ishte hedhur gaz lotsjellës dhe seanca plenare ishte ndërprerë.

Në seancën gjyqësore, Prokuroria kishte propozuar një dënim më të lartë për Sveçlën.

“Propozojmë që me rastin e matjes së dënimit të pandehurit Xhelal Sveçla t’i shqiptohet dënim me burgim efektiv në kohëzgjatje prej dy vitesh dhe dënim me gjobë në shumën prej 3 mijë eurosh”, ishte thënë në propozimin e Prokurorisë.

Megjithatë, gjykata ka vendosur që Sveçlës t’i shqiptohet një vit burgim, me kushtin që ai të mos kryejë vepër tjetër penale gjatë periudhës së përcaktuar nga gjykata.

Aktakuza për rastin e gazit lotsjellës ishte ngritur ndaj Sveçlës dhe disa ish-deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët akuzoheshin se kishin aktivizuar dhe hedhur bombola të gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit gjatë seancës së 21 marsit 2018.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika