Sveçla: Drejtësia për Banjskën nuk përfundon këtu, ajo përmbyllet vetëm kur të gjithë përgjegjësit të dalin para drejtësisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila dënoi me burg të përjetshëm Bllagoje Spasojeviq dhe Vlladimir Tolliq, ndërsa me 30 vite dënoi Dushan Maksimoviq për sulmin terrorist në Banjskë. Sveçla kërkoi dënim maksimal edhe për të tjerët e përfshirë në këtë sulm e që janë identifikuar […]
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila dënoi me burg të përjetshëm Bllagoje Spasojeviq dhe Vlladimir Tolliq, ndërsa me 30 vite dënoi Dushan Maksimoviq për sulmin terrorist në Banjskë.
Sveçla kërkoi dënim maksimal edhe për të tjerët e përfshirë në këtë sulm e që janë identifikuar në krye me Milan Radojçiq.
“Në këtë ditë të rëndësishme për drejtësinë e Republikës së Kosovës, vendimi për sulmin terrorist në Banjskë duhej dhe duhet të reflektojë vetëm një standard: dënime maksimale për të gjithë të përfshirët. Ky standard duhet të vlejë për secilin pjesëtar si pjesë e një rrjeti shumë më të gjerë prej 45 personash të identifikuar, pa përjashtim.















