Sveçla: Drejtësia për krimet në Kosovë është e vonuar, por është e pashmangshme

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pasi gjatë kësaj të marte është arrestuar i pandehuri me inicialet Z.A., nacionalitetit serb, i cili dyshohet se ka kryer krime ndaj popullatës civile gjatë luftës në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Pasi Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar për arrestimin e të pandehurit me inicialet Z.A., nacionalitetit serb, i cili dyshohet se ka kryer krime ndaj popullatës civile gjatë luftës në Kosovë, ka reaguar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Kryesit e akteve kriminale ndaj popullatës së pafajshme nuk janë dënuar asnjëherë për këto krime ose janë dënuar minimalisht”, ka theksuar Sveçla, duke shtuar se drejtësia është domosdoshmëri dhe se “është e vonuar, por është e pashmangshme”.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se “krimet që janë kryer gjatë luftës në Kosovë as nuk i harrojmë e as nuk i falim”, dhe se drejtësia për secilin akt çnjerëzor ndaj popullatës së pafajshme është e pashmangshme.

“Sot jam njoftuar se është arrestuar një qytetar i nacionalitetit serb që akuzohet se gjatë vitit 1999, në cilësi të personit zyrtar, ka ushtruar dhunë, torturë e keqtrajtim ndaj civilëve të pafajshëm shqiptarë. I njëjti po ashtu akuzohet se në bashkëpunim me struktura paramilitare serbe ka marrë pjesë edhe në dëbimin dhe shpërnguljen me dhunë të qytetarëve të Kamenicës”, ka shkruar ministri Sveçla.

Ministri Sveçla ka potencuar se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë dhe ky është një fakt i njohur botërisht.

Arrestohet një serb për krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika