Sveçla: Drejtësia për vrasjen e Afrim Bunjakut mbetet e paplotë deri në arrestimin e terroristëve në krye me Radoiçiqin

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka përkujtuar rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, në trevjetorin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku ai u vra në krye të detyrës.

Sveçla thotë se Bunjaku ra në krye të detyrës në mbrojtje të ligjshmërisë, kushtetutshmërisë dhe sigurisë së qytetarëve, njofton Dukagjini.

“Tre vite më parë, Republika jonë u përball me sulmin terrorist më të madh në Kosovën e pasluftës, të organizuar dhe të mbështetur në të gjitha aspektet nga aparati shtetëror i Serbisë. Në mbrojtje të ligjshmërisë, kushtetutshmërisë dhe sigurisë së qytetarëve tanë, atë ditë ra në krye të detyrës Rreshteri Afrim Bunjaku. Me sakrificën e tij sublime dhe profesionalizmin e jashtëzakonshëm të Policisë së Kosovës, Republika jonë mbrojti territorin, qytetarët dhe rendin kushtetues, duke triumfuar përballë terrorizmit të Serbisë”, shkruan Sveçla.

Mes tjerash, Sveçla konsideron se drejtësia për vrasjen e Bunjakut mbetet e paplotë deri në arrestimin e të gjithë terroristëve në krye me Milan Radoiçiqin.

“Drejtësia për vrasjen e Heroit Afrim Bunjaku mbetet e paplotë deri në arrestimin dhe përballjen me drejtësinë të të gjithë terroristëve, në krye të të cilëve qëndron Milan Radoiçiq. Heroin Afrim Bunjaku do ta kujtojmë dhe nderojmë gjithmonë. Përulemi me respekt të thellë para sakrificës së tij, e cila do të mbetet përgjithmonë pjesë e kujtesës sonë kolektive dhe udhërrëfyes për brezat e rinj të Republikës sonë”, ka shkruar Sveçla.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika