Ministri i Punëve të Brendshëm, Xhela Sveçla së bashku me zëvendëskryeministrin e Kosovës , Besnik Beslimin, kanë publikuar fotografi duke e festuar 28 Nëntorin së bashku me pjesëtarët e Policës së Kosovës në veri të vendit.
Sipas, të parit të Punëve të brendshme, Policia e Kosovës janë duke e kryer detyrën e tyre më profesionalizëm e përkushtim.
“Me fli të përgatitur nga një nënë nga Llapi e një vajzë nga Istogu, u bashkuam rreth sofrës për të festuar bashkë festën e 28 Nëntorit me zyrtarë policor të cilët me vullnet, profesionalizëm e përkushtim po kryejnë detyrat e tyre në veri të vendit tonë”, ka shkruar Sveçla.
“Me zemërbardhësinë e popullit tonë dhe vendosmërinë e të gjithë zyrtarëve shtetëror, rrugëtimi ynë është i pandalshëm”, ka shtuara ai.