Sveçla e ministri Krasniqi vizitojnë Drejtorinë Rajonale të Mitrovicës së Veriut

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi vizituan sot Drejtorinë Rajonale të Mitrovicës së Veriut dhe u takuan me ushtruesin e detyrës së drejtorit rajonal, Veton Elshani

Pamje nga takimi

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, vizituan sot Drejtorinë Rajonale të Mitrovicës së Veriut dhe u takuan me ushtruesin e detyrës së drejtorit rajonal, Veton Elshani.

Këtë e bëri të ditur vetë ministri Sveçla përmes një postimi.

“Besueshmëria e krijuar ndaj Policisë dhe siguria ndaj qytetarëve që po e ofrojnë zyrtarët tanë policorë ka reflektuar në raportim dhe trajtim efikas të rasteve. Padyshim që Policia vazhdon të mbetet institucioni më i besueshëm dhe çdo ditë po ndikon në rritjen e përceptimit të sigurisë te të gjitha komunitetet dhe kjo është vërtetuar së fundmi edhe nga përgjigjet e qytetarëve tanë serbë në raporte ndërkombëtare kredibile, ku ka rritje për 18.61 % që nga nëntori i vitit të kaluar”, ka shkruar Sveçla.

Sveçla ka thënë se në pjesën e dytë të vizitës ishin në komunën e Mitrovicës së Veriut dhe pas takimit me kryetarin Erden Atiq, vizituan depot ilegale të inerteve, si dhe lagjen e Boshnjakëve.

“Lirimi i hapësirave publike që ishin uzurpuar ndër vite dhe krijimi i hapësirave të shfrytëzueshme për qytetarët po trajtohen me prioritet nga komuna. Ndërsa, siguria, shëndeti dhe mirëqenia e qytetarëve në atë komunë vazhdon të mbetet prioriteti ynë i përbashkët si nivel qëndror dhe lokal”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika