Të enjten e 14 korrikut, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka liruar nga detyra Fadil Kodrën, i cili ka pasur pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Agjencisë për Menaxhim të Emergjencave.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zyrtari për komunikim nga MPB, Behar Haziraj.

“Po dje është shkarku, ministri dje e ka shkarkuar. Nuk kam detaje tjera që mund t’i ndajë”, ka thënë Haziraj.

Fadil Kodra ka qenë drejtor i kësaj agjencie, por pas skadimit të mandatit ka pasur pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit.