Sveçla: Heqja e barrikadave është një nevojë urgjente për të ofruar lëvizje të lirë për të gjithë qytetarët
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se barrikadat duhet të hiqen, sepse ato janë pengesë për qytetarët e Kosovës. “Heqja e barrikadave është një nevojë urgjente për të ofruar lëvizje të lirë për të gjithë qytetarët”, ka theksuar Sveçla. “Ne jemi të përkushtuar të mbrojmë integritetin territorial dhe sovranitetin e […]
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se barrikadat duhet të hiqen, sepse ato janë pengesë për qytetarët e Kosovës.
“Heqja e barrikadave është një nevojë urgjente për të ofruar lëvizje të lirë për të gjithë qytetarët”, ka theksuar Sveçla.
“Ne jemi të përkushtuar të mbrojmë integritetin territorial dhe sovranitetin e Republikës sonë…qëllimi ynë i vetëm është të ofrojmë një mjedis të sigurt për qytetarët e RKS-së duke garantuar sundimin e ligjit dhe sigurinë”, ka shtuar ai.
Më tej, ai ka thënë se grupe të maskuara dhe të armatosura të cilët ishin mbledhur te kufiri me Serbinë kanë synuar me agresivitet e provokime që ta minojnë sovranitetin e Republikës së Kosovës. Sipas Sveçlës këto grupe e kishin në krye Damjan K., i cili dyshohet se është njeri i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
Removal of barricades is a urgent need in order to provide free movement for all citizens.Our sole purpose is to provide a safe environment for RKS citizens by ensuring rule of law and security. We are committed to defend the territorial integrity and sovereignty of our Republic.
— Xhelal Sveçla (@XSvecla) December 18, 2022
“Sot, në anën serbe të kryqëzimit b. në Jarinjë, ka ndodhur episodi i nivelit të lartë i luftës hibride serbo-ruse kundër RKS”, ka përfunduar Sveçla.















