Sveçla i shpreh ngushëllime familjes së gruas që u gjet e pajetë në lumin Ibër

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka shprehur ngushëllime pas humbjes së jetës së një gruaje në lumin Ibër

Lumi Ibër – në vendin e ngjarjes ka qenë edhe ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Svecla.

Gjatë ditës, trupi i pajetë i një gruaje të moshës së mesme, e cila është paraqitur në polici nga familjarët para tre ditësh si e zhdukur, është gjetur në lumin Ibër afër fshatit Zhitkovc të Zveçanit.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka shprehur ngushëllime për familjen e gruas së humbur në lumin Ibër.

Ai ka falënderuar Shoqatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, zhytësit e Klubit “Trepça”, Policinë e Kosovës, Agjencinë e Menaxhimit Emergjent dhe banorët e fshatit Zhitkovc në Komunën e Zveçanit për përpjekjet e tyre të përbashkëta për të gjetur trupin e pajetë të qytetares J. Petrovic, 49-vjeçare, e cila dyshohet se ka rënë në lumin Ibër dy ditë më parë.

Ministri Sveçla ka deklaruar se institucionet profesionale do të vazhdojnë me procedurat e mëtejshme për këtë rast.

Ai ka qenë në vendin e ngjarjes kur edhe është gjetur trupi i pajetë i 49-vjeçares.

Raportohet se ai kishte qëndruar aty rreth 20 minuta, derisa është shoqëruar nga forca të rrepta të Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika