Sveçla: Interpoli ka lëshuar fletarrest për terroristët që kryen sulmin në Banjskë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, thotë se ka marrë njoftim nga selia qendrore e INTERPOL-it se tashmë janë insertuar në sistemin e urdhërarrestit ndërkombëtar të gjithë personat e dyshuar, që realizuan sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se Interpoli ka insertuar në sistemin e urdhërarrestit ndërkombëtar të gjithë personat e dyshuar që kanë realizuar sulmin terrorit të 24-të shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Kështu ka bërë të ditur ministri Sveçla përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Sveçla ka thënë se “ky është një hap i rëndësishëm dhe si i tillë ka efektin e plotë atëherë kur Serbia e cila është duke strehuar dhe akomoduar këta terroristë, i dorëzon tek autoritetet tona për t’u përgjigjur para drejtësisë”.

Sveçla thotë se llogaridhënia për organizimin dhe realizimin e sulmit terrorist të 24 shtatorit ku mbeti i vrarë Rreshter Afrim Bunjaku është e domosdoshme.

“Ndëshkimi për urdhërdhënësit, organizatorët dhe ekzekutuesit e këtij sulmi duhet të ndodhë sa më parë, si garancë e mos përsëritjes së akteve të ngjajshme terroriste” përfundoi ai.

Ndryshe, më 6 dhjetor të vitit të kaluar, INTERPOL-i pati lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar për terroristin Milan Radoiçiq, i cili pati deklaruar se e kishte udhëhequr sulmin terrorist të 24 shtatorit.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika