Sveçla iu reagon ShBA-ve e QUNIT-it: Po e ‘ftoni’ Milan Radojçiqin të sulmojë policët e Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar ndaj deklaratave të SHBA-ve dhe shteteve të QUINT-it. Ai ka thënë se këto vlerësime të veprimeve të Policisë së Kosovës si të "dhunshme" janë një "ftesë" për Milan Radojçiqin, një person i kërkuar për krimet e tij, që të sulmojë policët në veri të Kosovës. Ministri Sveçla ka theksuar rëndësinë e zgjedhjes së fjalëve dhe ka kërkuar përgjegjësi në të gjitha veprimet

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, iu ka reaguar deklaratave të ShBA-ve dhe shteteve të QUINT-it.

Sveçla ka thënë se etiketimi i veprimeve të ligjshme të Policisë së Kosovës si – nga ShBA dhe QUINT-ti – “dhunshme” janë një “ftesë” për kriminelin, Milan Radojçiqit, të sulmojnë policët e Kosovës në veri të vendit.

“Etiketimi i veprimeve të ligjshme dhe të civilizuara të Policisë së Kosovës si ‘të dhunshme’ dhe operacionit të saj të zbatimit të ligjit si ‘dhunë’ është një ‘ftesë’ për Milan Radojçiqin e futur në listën e zezë të SHBA-së për të komanduar mashtruesit e tij për të sulmuar policët e Kosovës”, ka shkruar Sveçla në Twitter.

Sveçla ka theksuar se çdo humbje jete duhet të parandalohet me kujdes maksimal, duke ua theksuar ShBA-ve e QUINT-it se zgjedhja e fjalëve është thelbësore.

“Të gjithë duhet të veprojnë me përgjegjësi. Çdo humbje jete duhet të parandalohet me kujdes maksimal. Zgjedhja e ekuilibruar e fjalëve në këtë situatë është thelbësore. Keqinterpretimi i realitetit mund të rezultojë në kosto njerëzore”, ka shtuar ai.

Deklarimet e ShBA-ve dhe QUINT-it për situatën në veri të Kosovës, të cilave iu reagoi Sveçla

Departamenti i Shtetit ka thënë se Qeveria e Kosovës gjatë ditës së premte ka ndërmarrë veprime kundër këshillave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe partnerëve të saj evropian.

Kështu këto veprime të “panevojshme” siç thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit, do të kenë pasoja në marrëdhëniet mes Kosovës dhe ShBA-ve.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë ashpër veprimet e Qeverisë së Kosovës për të hyrë me forcë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës, veprime që ajo ndërmori kundër këshillave të Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë të Kosovës. Këto veprime kanë përshkallëzuar në mënyrë të mprehtë dhe të panevojshme tensionet, duke minuar përpjekjet tona për të ndihmuar në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe do të kenë pasoja për marrëdhëniet tona dypalëshe me Kosovën. I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të ndryshojë kursin dhe të gjitha palët të përmbahen nga çdo veprim i mëtejshëm që do të ndezë tensionet dhe do të nxisë konfliktin”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka dënuar veprimet e Qeverisë së Kosovës për tensionet në veri të vendit, duke i bërë thirrje kryeministrit, Albin Kurti, që të ndalojë menjëherë këto “masa të dhunshme”.

Edhe, ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jefrrey Hovenier, i ka dënuar veprimet e autoriteteve të Kosovës në tri komunat e veriut të Kosovës.

Ai i ka cilësuar të dhunshme masat e Policisë së Kosovës në atë pjesë të vendit, teksa ka bërë thirrje që ato të ndalen menjëherë.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë veprimet e vazhdueshme të autoriteteve kosovare për të hyrë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës. Masat e sotme të dhunshme duhet të ndërpriten menjëherë”, ka shkruar Hovenier.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika