Sveçla: Janë sulme të dirigjuara nga Serbia, mbajmë përgjegjës Beogradin zyrtar

Në një konferencë për media ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se sulmet e fundit në veri përfshi edhe atë mbi kanalin e Ibër Lepencit në Zubin Potok janë të dirigjuara nga Serbia.

”Në orët e mëngjesit në 10 lokacione në veri të vendit janë zhvilluar aksione, me çrast janë arrestuar dhe shoqëruar në stacione polcior tetë (8) persona të dyshuar me dyshimin për përfshirje në veprime kriminale e terroriste”.

Personat e ndaluar kanë lidhje me organizatën tashmë të shpallur terroriste nga institucionet e Kosovës, ‘Mbrojta civile’.

Ai ka thënë se kontrolli i realizuar në bashkëpunim e kooridnim me organet e drejtësisë e AKI-së ka rezultuar me konfiskimin e një arsenali të armëve, municioneve, eksplozivit, përfshirë emblema e qindra uniforma ushtarake të cilat do të shërbejnë për dëshmi relevante që ndërlidhen me akte kriminale.

”Kjo dëshmon që Qeveria e Kosovës me institucionet e saj nuk do të ndalen derisa të gjithë këta kriminelë e terroristë të arrestohen e të përballen me drejtësinë, me fuqinë e ligjit të drejtë të Republikës demokratike të Kosovës”, ka thënë Sveçla.

Ministri i Punëve të Brendshme derisa u pyet se nëse ndonjë institucion duhet të jap përgjegjësi për dështimin e parandalimit të rastit, ka thënë se do të ketë hetime edhe për ata që kanë kryer këto akte por, edhe për formën se si ka ardhur deri këtu.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika