Sveçla: Jemi duke pritur KFOR-in, nuk përjashtohet asnjë mënyrë për sjelljen e Pantiq-it në institucione adekuate
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka mbajtur një konferencë për media për situatën në katër komunat veriore të Kosovës. Gazetari Sylejman Sylejmani, nga RTV Dukagjini, e ka pyetur ministrin Sveçla se a është e vërtetë se kanë kërkuar nga KFOR-i që përmes një helikopteri, të bëhet transportimin i ish-policit, Dejan Pantiq? […]
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka mbajtur një konferencë për media për situatën në katër komunat veriore të Kosovës.
Gazetari Sylejman Sylejmani, nga RTV Dukagjini, e ka pyetur ministrin Sveçla se a është e vërtetë se kanë kërkuar nga KFOR-i që përmes një helikopteri, të bëhet transportimin i ish-policit, Dejan Pantiq?
“Ne jemi jashtëzakonisht të fokusuar që këtë çështje të zgjidhte sa më shpjet, e sa me pak dhimbje siç thotë populli, edhe ajo ka qenë një ndër metoda që ne kemi dashur të ecim për para”.
“Jemi duke pritur përgjigjen përfundimtare të KFOR-it për këtë çështje, por nuk përjashtohet asnjë mundësi për sjelljen e ish-polici, Dejan Pantiq-it, në institucione adekuate apo qoftë në realizimin e ndërrimeve të pjesëtarëve të Policës së Kosovës”, është përgjigjur Sveçla.
Gjithashtu, gazetari nga RTV Dukagjini, e ka pyetur ministrin Sveeçla se a ka leje nga KFORI që të përdoret helikopteri nga Policia e Kosovës?
Sveçla ka thënë se institucionet e Kosovës janë në kontakt të vazhdueshme me KFOR-in, dhe se KFOR-i së bashku me institucionet e Kosovës janë duke bërë përpjekje që të gjejnë zgjidhje në mënyrë sa më efikase.















