Sveçla jep detaje rreth laboratorëve të drogës që u zbuluan në veri të Mitrovicës

Ministri i Mbrojtjes, Xhelal Sveçla, ka thënë se "tetë laboratorë droge u zbuluan brenda 24 muajve dhe vetëm sot u gjetën tre laboratorë droge. Pronarët e tyre, Miljan Deleviq, Ivan Slaviq, Dushan Slaviq dhe Nikola Filgjokic, ishin të gjithë të përfshirë në sulmet ndaj Policisë së Kosovës"

Xhelal Sveçal, Ministër i Punëve të Brendshme

Ministri i Mbrojtjes, Xhelal Sveçla, ka dhënë detaje rreth aksionit të së dielës, ku u zbuluan tre laboratorë droge dhe u arrestuan dy të dyshuar serbë.

Sveçla tha se tetë laboratorë droge u zbuluan brenda 24 muajsh dhe vetëm gjatë ditës së diel (sot) u gjeten tre laboratorë droge.

Sipas Svelçës, pronarët e tyre janë, Milaj Delevia, Ian Slaviq, Duashan Slaviq dhe Nikola Filogjokic, të cilët ishin të përfshirë në sulmet ndaj Policisë së Kosovës.

“Tetë laboratorë droge u zbuluan brenda 24 muajve dhe vetëm sot u gjetën tre laboratorë droge. Pronarët e tyre, Miljan Deleviq, Ivan Slaviq, Dushan Slaviq dhe Nikola Filgjokic, ishin të gjithë të përfshirë në sulmet ndaj Policisë së Kosovës”, ka shkruar Sveçla në Twitter.

“Ata vendosin barrikada dhe frikësojnë qytetarët serbë që refuzuan të bashkëpunojnë me ta. Pas këtyre sulmeve, ata u vizituan nga ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq dhe Petkovic, ndërsa u mbështetën dhe mbroheshin nga Vuçiq, Lista Srpska dhe Milan Radojcic”.

Sipas tij, ministrat serbë të përfshirë në këto instrumentalizime me bandat kriminale do të donin që këto foto dhe video të mos ekzistonin, por ato ekzistojnë dhe japin prova të forta se çfarë fshihet pas së ashtuquajturës “politikë” të tyre.

Sveça tha se laboratorët, trafikantët e drogës dhe kriminelët që përdoren si mjete politike, fasada false nuk zgjat më shumë se deri në aksionin e radhës të policisë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika