Sveçla: Kërkohet vigjilencë e shtuar nga të gjitha organet e sigurisë

Sveçla ka thënë se institucionet e Kosovës janë angazhuar në mbrojtje të sigurisë së Kosovës

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se lufta në Ukrainë akoma më mirë e ka treguar se kush është në të vërtetë Serbia.

Në seancën e së enjtes, Sveçla ka thënë se Kosova është në dijeni të pretendimeve territoriale të Serbisë. Ai ka thënë se tashmë, Kosova është e bindur se parimi i reciprocitetit dhe i barazisë në vendimmarrje janë garantuesit e sigurisë.

“Duke qenë se shumë vite më parë e kishim të qartë se Kosova duhet të fokusohej në politikat e sigurisë ne e vendosëm një plan pune dhe u mobilizuam që në ditën e parë të punës. Këtë e bëmë me luftim të krimit të organizuar e korrupsionit”, ka thënë ai.

“Edhe ne tashmë si eksportues të sigurisë dhe stabilitetit jemi pro politikave evropiane për të vendosur sanksione ndaj provokimeve të Rusisë e Bjellorusisë. Serbia nuk është rreshtuar kështu, ajo jo vetëm me sulme ndaj zyrtarëve të Kosovës por edhe verbalisht ka konfirmuar se është satelit i Rusisë dhe mbështetëse e politikave të Rusisë. Provokimet ruse vazhdojnë të jenë të pranishme në Kosovë edhe sot”, ka shtuar ai.

Më tej, Sveçla ka thënë se vigjilenca e shtuar është më se e kërkuar nga organet e sigurisë.

Sipas Sveçlës, grupet kriminale që mbështetën drejtpërdrejtë nga Serbia i konsiderojnë si pengesë veprimet e organeve të rendit.

“Përkundër që siguria jonë është sfiduar me metoda të ndryshme nga Serbia, situata në vendin tonë është stabile. Ne jemi siguruar që institucionet të jenë në nivel të lartë profesional. Ne jemi angazhuar që t’u krijojmë kushte pune policisë së Kosovës. Luftimi i çdo lloj krimi të organizuar mbetet synimi ndaj të cilit asnjëherë nuk do të bëjmë kompromis”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

Të fundit nga rubrika