Sveçla: Kosova e përkushtuar në rrugën e saj drejt antarësimit në BE dhe në NATO

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka theksuar përkushtimin e Republikës së Kosovës për integrim euroatlantik, duke e cilësuar këtë rrugë si thelbësore për të ardhmen e vendit.

Sveçla, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se Kosova mbetet e vendosur dhe e angazhuar drejt anëtarësimit në Bashkimi Evropian dhe në NATO, si një domosdoshmëri strategjike.

“Republika e Kosovës është e përcaktuar, e angazhuar dhe e përkushtuar në rrugën e saj drejt antarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO, si një domosdoshmëri por edhe si garancia më e mirë për stabilitetin dhe sigurinë afatgjate në rajon në njërën anë dhe zhvillimin e qëndrueshëm në anën tjetër”, ka shkruar Sveçla.

 

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika