Sveçla: Marrëveshja e fundit për lëvizje të lirë me Serbinë nuk ka tekst

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se marrëveshja e fundit në mes të Kosovës dhe Serbisë për lëvizje të lirë, nuk ka tekst

Ministçr i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla

Marrëveshja e fundit për lëvizjen e lirë në mes të Kosovës dhe Serbisë, nuk ka fare tekst. Kështu ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ishte i ftuar për intervistë në mediumin publik RTK.

Publikimi i tekstit të marrëveshjes është kërkuar vazhdimisht nga opozita dhe shoqëria civile, të cilat e kanë kritikuar Qeverinë e Kosovës, për jotransparencë. Por, sipas asaj që tha ministri i Punëve të Brendshme, qeveria nuk ka se cfarë t’i ofrojë opozitës dhe shoqërisë civile, sepse marrëveshja me shkrim nuk ekziston.

Po ashtu, Sveçla nuk është treguar i qartë nëse marrëveshja e fundit është e njëjtë me marrëveshjen për lëvizje të lirë e vitit 2011.

Në fillim, ai thotë se marrëveshja e vitit 2011 nuk dallon nga kjo e fundit, kurse më pas  vazhdon duke thënë se nuk është duke u implementuar ajo marrëveshje dhe se nuk ka nevojë për të.

“Nuk ka dallim, nga kjo marrëveshje nga ajo e 2011-tës. Nuk ka tekst, këtu është konfuzioni, nuk është duke u implementuar marrëveshja e 2011, realisht ajo marrëveshje ka ra për shkak të presionit tonë nuk ka nevojë për atë marrëveshje. Shumë thjesht Serbia nuk do të emetojë fletë hyrje-daljet”, ka deklaruar Sveçla.

Ministri i Punëve të Brendshme ka folur edhe për mundësinë që Serbia të mos e respektojë marrëveshjen e fundit për lëvizje të lirë. Sipas tij, nëse kjo ndodh, Kosova do të vazhdojë ta implementojë masën e reciprocitetit dhe të lëshojë dokumente për hyrje-dalje, për shtetasit serbë.

“Këtu, është vetëm një opsion, por normalisht që do të ketë reagim nëse ai opsion nuk vihet në funksion. Largimi i fletë hyrje-daljeve, duke marrë parasysh edhe vendosjen e panove në anën e kufirit të Serbisë në orë 24:00, Serbia do ta ndërpretë lëshimin e fletë hyrje-daljeve, nëse nuk i ndërpret normalisht që ne jemi të gatshëm që t’i vendosim fletë hyrje-daljet, për shtetasit e Serbisë që hyjnë në Kosovë”, ka deklaruar ai.

Ministri Sveçla, e ka akuzuar presidentin e Serbisë, i cili sipas tij, është duke përdorur një retorikë të ngjashme sikurse Millosheviqi. Sipas tij, me këtë retorikë, Serbia është duke u kthyer prapa 30 vjetësh.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika