Sveçla me foto të reja të armatimit në veri: Kemi të bëjmë me grupe terroriste të mirëorganizuara

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas konfiskimit të armatimit në veri të Kosovës, duke theksuar se ky zbulim tregon një nivel të lartë të përgatitjeve për sulme dhe përshkallëzim nga Serbia

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se armatimi i konfiskuar së fundmi në veri, tregon nivelin e përgatitjeve për sulme teroriste në Kosovë dhe përshkallëzim nga Serbia.

Nëpërmjet një postimi në platformën X, Sveçla krah disa fotografive të publikuara të “minave”, ka thënë se ato janë një tjetër provë që Kosova ka të bëjë me grupe terroriste të mirëorganizuara.

“Armatimi i konfiskuar në veri të Kosovës jep sinjale të qarta për nivelin e përgatitjeve për sulme dhe përshkallëzim nga Serbia. Minat dhe pajisjet e sofistikuara më poshtë janë një tjetër provë. Nevojitet ndonjë provë tjetër që kemi të bëjmë me grupe terroriste të mirëorganizuara”, ka shkruar ai.

Ndryshe, të shtunën është zhvilluar një bastisje e policisë në disa lokacione të veriut të Kosovës, ku janë gjetur granatahedhës dore, eksplozivë, mina kundër këmbësorisë, mina me sahat e teledirigjim.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika