Sveçla: Migrimi i parregullt një nga sfidat kryesore

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka konsideruar migrimin e paligjshëm si një nga sfidat kryesore të shtetit të Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla





Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla të mërkurën ka qëndruar në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, në kuadër të Konferencës Ministrore “Menaxhimi i qëndrueshëm i migrimit në Ballkanin Perëndimor”.

Në këtë konferencë, ministri Sveçla, ka theksuar shqetësimin e Kosovës, ndaj migrimit të parregullt, të cilin e ka konsideruar si një nga sfidat kryesore të shtetit.

Ai ka thënë se ky fenomen është një nga prioritetet e Qeverisë së Kosovës, e cila sipas tij e ka synim “menaxhimin e migracionit të rregullt; garantimin e migrimit të sigurt dhe të mirë organizuar si dhe fuqizimin e masave për të luftuar dhe parandaluar migrimin e parregullt”.

Sveçla, bëri të ditur se vetëm këtë vit Policia e Kosovës i ka iniciuar 32 raste të të kontrabandës me migrantë, ka arrestuar 60 persona dhe ka identifikuar 332 viktima të kontrabandimit të emigrantëve.

“Gjithashtu, prezantova rezultatet e arritura në  luftimin e kontrabandës me migrantë, ku vetëm këtë vit Policia e Kosovës ka inicuar 32 raste të kontrabandës me migrantë, ka arrestuar 60 persona dhe ka identifikuar 332 viktima të kontrabandimit të emigrantëve. Gjatë të njëjtës periudhë Policia e Kosovës ka shkatërruar 4 grupe kriminale dhe ka arrestuar 28 persona për kontrabandim me migrantë”, thuhet në reagimin e Sveçles.

Në fund të fjalës së tij ministri Sveçla ka shprehur angazhimin e Qeverisë së Kosovës për bashkunim më të theksuar midis endeve të Ballkanit Perëndimor, BE-së dhe më gjerë.





Shija e redaktorit

Duhet të ketë pezullim të konkursit për gradimin e policëve,...

Derisa Inspektorati Policor i Kosovës të dalë me raportin final në lidhje me dyshimet për favorizime dhe keqpërdorime në konkursin për gradim e policëve,...

ASK: Mbi 1 milion e 420 mijë qytetarë të regjistruar...

Kryeshefi ekzekutiv i Agjencionit të Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati, ka njoftuar se deri më tani janë regjistruar 1 milion e 420 mijë...

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar – këtë javë përfundon...

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sot mban konferencë për media për të njoftuar mbi ecurinë e punës në terren për Regjistrimin e Popullsisë,...

Të fundit nga rubrika