Sveçla ‘ndeshet’ verbalisht me një aktivist të LDK-së, shkak bëhet një logo
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është ndeshur verbalisht me një zyrtar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, afër një qendre të votimit në Prishtinë. E gjithë ngjarja ndodhi pasi aktivisti kishte një logo të partisë në setren e tij për çka Sveçla ia tërhoqi vërejtjen se nuk mundet të sillet rreth një […]
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është ndeshur verbalisht me një zyrtar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, afër një qendre të votimit në Prishtinë.
E gjithë ngjarja ndodhi pasi aktivisti kishte një logo të partisë në setren e tij për çka Sveçla ia tërhoqi vërejtjen se nuk mundet të sillet rreth një qendre të votimi me llogo partiake teksa edhe e fotografoi ati.
Zyrtari i LDK-së i thotë se nuk ka të drejtë ta fotografojë. Sveçla, mes tjerash, i drejtohet me “hajde nalëm”.















