Sveçla në Ditën e Çlirimit: Ideali i dëshmorëve, themeli i shtetit tonë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla me rastin e Ditës së Çlirimit ka thënë se 24 vjet më parë, Kosova u çlirua nga regjimi gjenocidal serb i Millosheviqit, ditë në të cilën pikërisht Serbia kapitulloi e bashkë me të dhe objektivi i tyre për spastrim etnik të shqiptarëve

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, me rastin e 24-vjetorit të Ditës së Çlirimit të Kosovës, ka thënë se 12 qershori është dita e fundit e gjenocidit të Serbisë në Kosovë.

Ministri Sveçla, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se 24 vjet më parë, Kosova u çlirua nga regjimi gjenocidal serb i Millosheviqit, ditë në të cilën pikërisht Serbia kapitulloi e bashkë me të dhe objektivi i tyre për spastrim etnik të shqiptarëve.

Sveçla me rastin e kësaj dite ka nderuar dëshmorët, të cilët sakrifikuan jetën e tyre për liri.

“Çlirimi i Kosovës i dha fund vuajtjeve të popullit tonë. Kjo ditë na bën të ndalemi e të reflektojmë mbi veprat e dëshmorëve tanë dhe sakrificës së tyre për liri. Të udhëhequr nga ideali i tyre, ne vazhdojmë të punojmë në forcimin e institucioneve tona dhe zhvillimin e Kosovës. Sepse ata janë themeli i shtetit tonë”, ka shkruar Sveçla.

Sveçla tutje ka thënë se çlirimi i vendit hapi rrugën drejt sovranitetit të Kosovës, “të cilin po e përmbushim dhe me rendin e ligjin që po vendoset në veriun e vendit”.

Ai ka falënderuar vendet anëtare të NATO-s për rolin dhe kontributin e tyre për çlirimin e vendit.

“Në këtë ditë falënderojmë çdo vend anëtar të NATO-s për rolin dhe kontributin e tyre për çlirimin e vendit, me të cilin veprim ndihmuan aspiratën e popullit të Kosovës për liri dhe demokraci”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika