Sveçla në Gjykatë për rastin e gazit lotsjellës

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë lidhur me rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Sveçla akuzohet së bashku me deputetin Salih Zyba, deputeten Fitore Pacolli dhe ish-deputeten Drita Millaku për veprat penale “përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.

Rasti ka të bëjë me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend më 21 mars 2018, gjatë përplasjeve politike që shoqëruan seancat e atëhershme parlamentare.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika