Sveçla në vendin e ngjarjes për t’i parë pjesëtarët e policisë

Ministri i brendshëm Xhelal Sfeçla viziton pjesëtarët e Policisë së Kosovës në veri të vendit të cilët janë sulmuar së fundmi disa herë me mjete shpërthyese

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shkuar në vendin e ngjarjes ku ishin sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës për dy ditë radhazi.

Ai ka qenë në pikat kufitare Jarinje e Bërnjak, Sharpej, vendin ku kishte ndodhur sulmi ndaj policisë. Sveçla, gjithashtu, ka vizituar policinë në Izvor e Trebickë, ku po bëhet monitorimi i kufirit dhe bllokimi i rrugëve, ku më herët është zhvilluar kontrabanda.

Përkundër 5 sulmeve të njëpasnjëshme që kanë ndodhur ndaj zyrtarëve policorë, puna e tyre po vazhdon me intensitet të njejtë e me vigjilencë të shtuar.

“Gjendja shëndetësore e zyrtarëve policorë është e mirë dhe nuk ka dëme materiale”, ka shkruar Sveçla në rrjetin social Facebook.

Ministri iMPB-së, Xhelal Sfeçla viziton zyrtarët policor në veri të vendit, ku po monitorojnë rrugët ku është zhvilluar më heret kontrabanda.

Sipas Sveçlës, në orët e hershme të mëngjesit të 16 prillit, janë sulmuar pjesëtarët e policisë, të cilët po shkonin për të marrë ndërrimin. Grupet kriminale kanë hedhur mjete shpërthyese në drejtim të veturave të policisë kufitare.

Sulmi ka ndodhur derisa zyrtarët policorë po kontrollonin rrugët, ku në të kaluarën zhvillohej kontrabanda.

Sveçla ka theksuar se institucionet janë të përkushtuara maksimalisht që të luftojnë çdo grup kriminal, që me aktivitete ilegale cenojnë sigurinë e vendit.

Ministri i MPB-së, Xhela Sfeçla i shoqëruar nga zyrtarët policorë viziton vendim ku janë sulmuar policët

Në veriun e Kosovës siguria mbetet ende e brishtë edhe pas 23 vjetësh të pasluftës. Megjithatë, Policia Kosovës, prej vitesh ka filluar të shtrijë kontrollin në këtë pjesë, duke ndaluar edhe kontrabandën.

Ndërsa, një pjesëtar i Policisë në vitin 2011 kishte humbur jetën gjatë një aksioni policor, që po zhvillohej për të shtrirë sovranitetin e Republikës së Kosovës edhe në veri të vendit.

Ende mbetet sfidë për institucionet kontrolli i plotë në veri, ku shumica e banorëve janë serbë.

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika