Sveçla: Ne zotohemi që lufta dhe përpjekja e Afrimit për rend e ligj dhe siguri në veri të vendit nuk do të ndalet
Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se polici hero që ra në detyrë, Afrim Bunjaku, e ka dhënë jetën në mbrojtje të sovranitetit. “Ne zotohemi, që lufta dhe përpjekja e Afrimit dhe gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për rend, ligj dhe siguri në veri të vendit nuk […]
Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se polici hero që ra në detyrë, Afrim Bunjaku, e ka dhënë jetën në mbrojtje të sovranitetit.
“Ne zotohemi, që lufta dhe përpjekja e Afrimit dhe gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për rend, ligj dhe siguri në veri të vendit nuk do të ndalet”, ka thënë Sveçla.
“Rreshter Afrim Bunjaku ra sot në krye të detyrës, në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës”, ka theksuar ai.
Sveçla ka përfunduar duke thënë “Lavdi Heroit Afrim Bunjaku”.















