Sveçla: Nga sot e tutje, do të aplikohet procedura një ndalesë – një kontroll

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe homologu i tij nga Shqipëria, Taulant Balla kanë nënshkruar në Qafë Morinë të Gjakovës marrëveshjen e kontrollit të përbashkët të kufitar.Sveçla ka thënë se pas nënshkrimit të këtij protokollit, nga sot e tutje do të aplikohet procedura një ndalesë-një kontroll

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe homologu i tij shqiptar, Taulant Balla, gjatë ditës së sotme ( e hënë) kanë nënshkruar marrëveshjen e kontrollit të përbashkët kufitar në Qafë Morinë të Gjakovës.

Sveçla, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, është shprehur jashtëzakonisht i lumtur për nënshkrimin e protokollit që lehtëson procedurat e kalimit kufitar në pikat kufitare si Qafë Morinë, Qafë Prush, Shishtavec-Krushevë, Borje-Glloboçicë dhe Orgjosht- Orçush.

Sipas Sveçlës, nëpërmjet këtij protokolli do të lehtësohet jeta e qytetarëve e edhe do të ketë bashkëpunim në luftimin e të gjitha llojeve të krimit.

”Me vullnetin më të mirë, lehtësojmë procedurat tona duke lehtësuar kështu edhe jetën dhe zhvillimin e qytetarëve tanë ndërsa bashkëpunojmë në luftimin me çdo kusht të të gjitha llojeve të krimit”, ka shkruar Sveçla.

Shija e redaktorit

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Presidentja Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri 2026: Kosova...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë urimin e saj për Vitin e Ri 2026, duke theksuar rëndësinë e reflektimit për vitin...

Të fundit nga rubrika