Sveçla njofton për vdekjen e zyrtarit policor Altin Kryeziu

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar për ndarjen nga jeta të zyrtarit policor Altin Kryeziu, i cili ditë më parë ishte goditur nga një automjet gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka shprehur dhimbjen për humbjen e Kryeziut, duke e cilësuar atë si pjesëtar shembullor të Policisë së Kosovës, të përkushtuar ndaj detyrës dhe sigurisë së qytetarëve.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Zyrtarit Policor Altin Kryeziu, i cili ditë më parë u godit nga një automjet gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, ka shkruar Sveçla.

Ai ka shprehur mirënjohje për personelin mjekësor, i cili, sipas tij, bëri gjithçka të mundur për trajtimin e Kryeziut deri në momentet e fundit të jetës.

Sveçla gjithashtu ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi maksimale, duke theksuar se pakujdesia në trafik mund të kushtojë jetë.

Në fund, ministri ka shprehur ngushëllime për familjen Kryeziu, kolegët e tij në Policinë e Kosovës dhe të gjithë ata që e kanë njohur Altinin.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika