Sveçla njofton se është themeluar grupi punues për pensionimin e parakohshëm në Policinë e Kosovës

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se ka themeluar një grup punues për hartimin e programit të pensionimit të parakohshëm në Policinë e Kosovës.

Sipas tij, grupi punues ka mbajtur takimin e parë dhe do të analizojë të gjitha aspektet ligjore, financiare dhe organizative, me qëllim që deri në fund të korrikut të këtij viti të propozojë modalitetet e zbatimit të këtij programi.

Sveçla ka bërë të ditur se grupi do të zhvillojë konsultime dhe sesione dëgjimore me strukturat e Policisë së Kosovës në nivel qendror dhe lokal, në mënyrë që të identifikohen sfidat operative dhe nevojat reale që lidhen me pensionimin e parakohshëm të zyrtarëve policorë.

“Sot, me vendim, kam themeluar grupin punues i cili, duke analizuar të gjitha aspektet e nevojshme ligjore, financiare dhe organizative, deri në fund të muajit korrik të këtij viti do të propozojë modalitetet e programit të pensionimit të parakohshëm në Policinë e Kosovës.
Grupi punues i cili sot mbajti takimin e parë, do të organizojë konsultime, takime pune dhe sesione dëgjimore me strukturat organizative të Policisë së Kosovës në nivel qendror dhe lokal, me qëllim të identifikimit të sfidave operative dhe nevojave reale që ndërlidhen me pensionimin e parakohshëm.

Në kuadër të kësaj analize, do të shqyrtohet mundësia e zbatimit gradual të programit, duke filluar nga mosha 63 vjeç dhe duke u ulur progresivisht deri në moshën 55 vjeç, në përputhje me kapacitetet financiare dhe nevojat institucionale.

Ky proces synon të krijojë mundësi për një menaxhim më të mirë të burimeve njerëzore, të rrisë efikasitetin operacional dhe të kontribuojë drejtpërdrejt në forcimin e sigurisë publike në vendin tonë.

Përmes këtij programi, do të ndërtojmë një polici më funksionale, më të balancuar në strukturë dhe më të gatshme për t’iu përgjigjur sfidave bashkëkohore të sigurisë, duke respektuar njëkohësisht kontributin dhe dinjitetin e secilit zyrtar policor”, ka shkruar Sveçla.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika